Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, që u zhvillua në Bruksel.

Ministri Peleshi tha se në takim u ofrua gjithë mbështetja politike dhe asistenca ushtarake e Aleancës për Ukrainën.

Përmes një deklarate zyrtare, ministri Peleshi tha se përpos ndihmës së deritanishme, Shqipëria është e gatshme edhe për ndihmë e asistencë humanitare për Ukrainën.

Sipas Peleshit, Aleanca duhet të ketë vëmendje të shtuar për rajonin e Ballkanit dhe theksoi se konflikti duhet kontrolluar dhe mbajtur jashtë kufijve të NATO-s. (Irma)