Më shumë se 4 në 10 shqiptarë mendojnë të emigrojnë nga vendi. Këto janë të dhënat më të fundit nga “Barometri Ekonomik Scan”.

Sipas tij, 43% e shqiptarëve e mendojnë apo planifikojnë emigrimin, ndërsa vetëm 57% shprehen se nuk kanë ndërmend të emigrojnë.

Nga shqiptarët që planifikojnë emigrimin, 35% shprehen se e kanë thjesht si mendim, 6% shprehen se kanë një plan konkret, ndërkohë që 2% shprehen se kanë përfunduar dokumentacionin dhe presin vetëm që të ikin nga vendi.

Sipas të dhënave, rreth 8% e shqiptarëve duket se janë gati për t'u larguar.

Të dhëna të tjera nga “Barometri Ekonomik Scan” tregojnë se 62% e shqiptarëve janë të pakënaqur me nivelin e jetesës, 45% nuk përballojnë dot një dietë të rregullt me mish, 37% kanë problem në pagesën e faturave, 38% nuk përballojnë dot një makinë, 35% nuk mbajnë dot në nivelin e duhur temperaturën e shtëpisë, gati gjysma kanë pasur problem në pagesën e qirasë apo këstit të kredisë, 67% nuk përballojnë dot pushime vjetore 1 herë në vit, etj.