nga ATSh

nga ATSh

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kriza e energjisë po konsiderohet si pandemia e re. “Tani jemi në zemrën e krizës dhe ne do t’i vëmë mburojë mbrojtëse konsumatorëve familjarë e biznesit të vogël për mos të lejuar që goditja e krizës të bjerë mbi ta. Nëse çmimi i energjisë nga 52 orë për megavat-orë vjet, është sot në 550 euro, ne do të na duhen 640 milionë dollarë ekstra deri në fund të vitit. Është një eurobond për të mbrojtur familjarët dhe biznesin e vogël”, -tha Rama, përcjell “ATSH”.

Gjatë një takimi me furnizuesit e naftës, kryeministri Rama theksoi se nëse do të ishte rritur çmimi i energjisë do të prekej pjesa më vulnerabël e shoqërisë.

Sipas tij, vendet e tjera nuk i kanë lehtësirat fiskale që ka Shqipëria: “Vendet e tjera nuk paguajnë 45 milionë dollarë në vit çdo vit për të kompensuar faturën e energjisë të familjeve në nevojë, pensionistëve të vetmuar, si ne. Shifër që sot është shumë më e lartë se aq, për shkak të krizës”, tha Rama.

Lidhur me situatën aktuale, Kryeministri theksoi se “plani i masave do të jetë gati para të hënës. (Irma)