foto nga kompania "MINTH"

foto nga kompania "MINTH"

Kompania kineze “MINTH Automotive Europe” hapi fabrikën e pjesëve të automjeteve në Loznicë, në Serbinë perëndimore, në një ceremoni ku mori pjesë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, përcjell “Tanjug”.

Të pranishëm në ceremoninë përuruese ishin edhe ministrja serbe e Ekonomisë Andjelka Atanaskovic, kryetari i bashkisë së Loznicës Miljan Petroviç, presidenti i “MINTH Group” Wei Ching Lein dhe i ngarkuari me punë i Kinës në Beograd, Tian Yishu.

Presidenti serb u shpreh i lumtur që ndodhej në Loznicë për hapjen e një fabrike të re në Serbi.

Aleksandar Vuçiç vizitoi fabrikën e "MINTH"-it në Loznicë/ foto nga kompania "MINTH"

Aleksandar Vuçiç vizitoi fabrikën e "MINTH"-it në Loznicë/ foto nga kompania "MINTH"

Guri i themelit për fabrikën prej 110.000 m2 në zonën industriale Sepak të qytetit u vendos në prill 2019. Fabrika aktualisht ka një fuqi punëtore prej 516 personash, e cila synohet të rritet në 700 në të ardhmen.

Investimi kap vlerën e 100 milionë eurove.

Më herët, presidenti Vuçiç vizitoi edhe vendin e ndërtimit të një fabrike të re të “MINTH United Alloy-Tech Europe”, në Sabac, në Serbinë perëndimore. (Irma)