Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2021, ishte 59.565 lekë, duke u rritur me 8.4%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Në raportin e publikuar nga Instituti i Statistikave bëhet e ditur se gjatë tremujorit të katërt 2021, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit ishte 2.1 herë më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e Bujqësi, pyje dhe peshkim ishte 39.8% më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të katërt 2021, paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Tregtisë; transportit; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, pati rritjen më të madhe prej 11.8%, ndërsa rritjen më të vogël e ka aktiviteti i pasurive të paluajtshme; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse prej 5.7%.

Referuar INSTAT-it, gjatë tremujorit të katërt 2021, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e menaxherëve është 71.8% më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e punëtorëve (profesione elementare) është 39.1% më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të katërt 2021, paga për grup-profesionin e punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit ka rritjen më të madhe prej 12.1%, ndërsa për grup-profesionin e nëpunësve ka një rritje më të vogël, prej 2.9%. (Irma)