foto nga VCG

foto nga VCG

Situata në Ukrainë nuk do ta ngadalësojë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaruan ambasadori i BE-së David Geer dhe ambasadori francez në Shkup, Syril Bomgartner, shkruan “Alsat”.

Gjatë një konference shtypi, ata thanë se janë plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave dhe inkurajuan dialogun me Bullgarinë. Bomgartner theksoi se prioriteti i procesit të zgjerimit është në Ballkan, jo në Ukrainë.

foto nga VCG

foto nga VCG

Lidhur me luftën në Ukrainë, pyejes mbi konflikte të mundshme në rajon, ambasadorët u përgjigjën se BE po merr masa për të parandaluar skenarë të tillë.

“Ka një lojë gjeostrategjike, që i referohet edhe stabilitetit të këtij rajoni. Kjo situatë mbart rreziqe jashtë Ukrainës, por si me çdo krizë, gjithmonë ka një avantazh, situata na detyron të mbajmë një qëndrim. Në një votim historik në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, rezoluta që dënon agresionin u mbështet me 141 vota, me të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që votuan pro”, tha ambasador i Francës Syril Bomgartner.

foto nga VCG

foto nga VCG

Ambasadorët thanë se Maqedonia e Veriut është një aleat, që shërben si shembull dhe partner serioz gjatë krizës ukrainase, duke shtuar se kriza është vetëm në fillimet e saj.

Ambasadori francez, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-në, tha se prioritetet evropiane për momentin janë izolimi i agresorit, mbështetja për viktimën, mbrojtja e Evropës, por edhe mobilizimi i komunitetit ndërkombëtar. (Irma)