Rinasi (Foto: globisot)

Rinasi (Foto: globisot)

Instituti i Statistikave në Shqipëri njofton se lëvizja e shtetasve për muajin janar të këtij viti pati një rritje të treguesve kryesorë, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021.

Në janar, numri i shtetasve që kanë hyrë në territorin shqiptar regjistrohet në 454.072, duke pësuar rritje kështu, me 11.9%.

Nga ana tjetër, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit kanar 2022, janë 607.351, duke shënuar po ashtu një rritje, me 34.8%.

Gjatë janarit, hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri ishin nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.