Numri i turistëve ukrainas në Shqipëri krahasuar me vitin 2016 është tetëfishuar, shkruan “Euronews Albania”.

Në vitin 2021 është regjistruar shifra më e lartë, me mbi 110 mijë vizitorë ukrainas.

Rusët po ashtu kanë zgjedhur Shqipërinë për turizëm. Në 6 vitet e fundit në Shqipëri kanë hyrë mbi 132 mijë turistë rusë.

Tensioni Rusi-Ukrainë duket se nuk do të ndikojë në ardhjen e turistëve, tashmë që sezoni pranverë-verë është gati në nisje.

Sipas disa sipërmarrëve, prenotimet e turistëve ukrainas dhe rusë nuk janë anuluar, përkundrazi kanë shënuar rritje.

Për agjencitë turistike ky vit pritet të sjellë më shumë vizitorë të huaj, gjë që pritet të sjellë rimëkëmbje të industrisë turistike nga goditja e pandemisë.