Shoqata Shqiptare e Turizmit, përmes një njoftimi për media, i ka bërë thirrje Komitetit të Ekspertëve të rishikojë masat anti-Covid.

Shoqata kujton se në shumë vende evropiane ka lehtësi më të mëdha dhe kërkon heqjen e të gjitha kufizimeve për t’i dhënë frymëmarrje kësaj industrie.

Më 1 maj Shqipëria pritet që të çelë sezonin turistik veror.

Autoritetet e turzmit thonë se Shqipëria do të jetë sërish këtë sezon “Covid Free” pa asnjë kufizim.

Operatorët turistikë parashkojnë që Shqipëria këtë vit të presë deri në 30% më shumë turistë se viti 2019.