Shqipëria ka vazhduar të kryesojë për uljen e infektueshmërisë nga Covid-19 në Evropë edhe për javën e kaluar, njofton “RTSH”.

Referuar standardit për 100.000 banorë mesatarja e infektimeve në Shqipëri ka qenë në nivelin 255.

Pas Shqipërisë, Bosnjë e Herzegovina ka shënuar po ashtu infektueshmëri më të ulët se vendet e tjera evropiane, por dukshëm më shumë se Shqipëria, 428 infektime, e ndjekur nga Malta me 452 e me radhë Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Ukraina, Bullgaria, Britania e Madhe dhe Polonia.

Ndërkohë që ulja e vdekjeve nga Covid kryesohet nga Holanda, Shqipëria ka pësuar gjithsesi ulje dhe me nivelin e vdekjeve.

Me 2.4 vdekje për 100.000 banorë, ajo renditet e katërta në Evropë për këtë tregues.