foto/VCG

foto/VCG

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca mori pjesë në një takim me ekipin e negociatorëve të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përcjellë nga mediet shqiptare, Soreca theksoi rëndësinë e shtimit të përgatitjeve për bisedimet e ardhshme të pranimit, që sipas tij, do të jetë një proces shumë kërkues për administratën shqiptare, si dhe theksoi mbështetjen e Evropës për Shqipërinë.

“Takim i frytshëm me ekipin e negociatorëve të Shqipërisë, me ftesë të kryenegociatorit Zef Mazi. Theksova rëndësinë e shtimit të përgatitjeve për bisedimet e ardhshme të pranimit, që do të jetë një proces shumë kërkues për administratën shqiptare. Evropa është këtu për të mbështetur Shqipërinë”, u shpreh ambasadori i BE-së Luigi Soreca.