Në janar 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke u rritur me 47.5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 9.7%, në krahasim me dhjetorin 2021.

Instituti i Statistikave në Shqipëri bëri të ditur se importet e mallrave arritën vlerën 55 miliardë lekë, duke u rritur me 21.1%, në krahasim me një vit më parë dhe u ulën me 37.4 %, në krahasim me dhjetorin 2021.

Deficiti tregtar i muajit janar ishte 20 miliardë lekë, duke u ulur me 7.7%, krahasuar me janar 2021 dhe me 64.2%, në krahasim me dhjetorin 2021.