Më 29 janar të këtij viti, këngëtarja Anxhela Peristeri publikoi videoklipin e këngës "N'Tiranë". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë këngëtarja Anxhela Peristeri, ndërsa për produksionin muzikor është kujdesur Darko Dimitrov. Menjëherë pas kësaj kënge, ajo solli për publikun e gjerë, albumin muzikor me të njëjtin titull “N’Tiranë”. Ndërsa më 5 shkurt Anxhela publikoi një tjetër material të ri muzikor të shoqëruar me videoklipin e këngës “Me ty do dehem”, ku e shohim si kantautore e shumë prej këngëve të saj, ndërsa orkestrimi i këngës është realizuar nga Mario Bregu. Kujtojmë se këngëtarja Anxhela Peristeri, pas fitores së saj në Fest’59 ku me këngën “Karma” përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2021.