[Foto nga KOKSH]

[Foto nga KOKSH]



Denni Xhepa radhitet në vendin e 28-të ndër 88 pjesëmarrësit në garën e skive alpine sllallom për meshkuj në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022.

"Kjo është renditja më e mirë ndonjëherë e Shqipërisë në një aktivitet madhor", sipas postimit të fundit të Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë (KOKSH) në FB, "Është e rëndësishme të theksohet fakti që Denni është renditur më i miri për moshën U21."

Në garën e të mërkurës, Xhepa, me numrin 60, përfundoi normalisht dy raundet dhe me rezultatin 1:53.28.

[Foto nga KOKSH]

[Foto nga KOKSH]

Gjatë intervistës së 10 shkurtit për seksionin e gjuhës shqipe të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), Xhepa tha se objektivi i tij në këtë Olimpiadë është të përfshihet në renditjen e 30 më të mirëve, sepse në këtë veprimtari të madhe ndërkombëtare, ka shumë konkurrentë të fortë. Sot djali 18-vjeçar e realizoi objektivin e tij.

Në këtë edicion olimpik, Xhepa mori pjesë edhe në garën e skive alpine sllallom gjigant, por nuk mbaroi garën për shkak të motit të keq.

Xhepa banon në Sestriere të Italisë. Ai filloi të merrte pjesë në veprimtari të Federatës Ndërkombëtare të Skive (FIS) që nga viti 2019 dhe u radhit në vendin e 10-të në sllallom në Kampionatin Kombëtar të të Rinjve të Italisë 2021.

Në qershor 2021, Xhepa u miratua nga FIS-i për pjesëmarrjen në “Pekin 2022” në përfaqësim të Shqipërisë.

Ndërkohë, skiatori i Kosovës Tahili Albin u radhit në vendin e 37-të në garën e të mërkurës. (Wang Lei/ Artan)