Brataj, a2

Brataj, a2

Edhe pse në rënie të dukshme, ekspertë të Komitetit Teknik në Shqipëri paralajmërojnë se vendi nuk është në situatën ku mund të hiqen maskat dhe kufizime të tjera.

Kreu i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj, deklaroi për “Top Channel” se përqindja e vaksinimit të popullatës nuk lejon heqjen e kufizimeve, pasi aktualisht është vaksinuar vetëm 55% e popullatës target.

Brataj tha se shifrat pritet të pësojnë një tjetër ulje, megjithatë paralajmëron për mundësinë e shfaqjes së mutacioneve të tjera.

Sipas tij, në vendet me nivel të ulët vaksinimi, ku përfshihet dhe Shqipëria, ekspozimi ndaj shtameve të reja mbetet risk.