kerkesat per azil, google

kerkesat per azil, google

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë të ndalur, me gjithë thirrjet e herëpashershme dhe deklarata që shtetasit shqiptarë nuk mund të fitojnë azil në vendet e BE-së.

Duke parë kërkesat në rritje për azil dhe tentativat e herëpashershme, veçanërisht të të rinjve, për t’u larguar me çdo kusht nga vendi, Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Emigracionit dhe prefekturën e Kukësit, organizuan një takim informues për parandalimin e emigracionit të parregullt, përcjell “A2”.

Një prej mënyrave për të shmangur këtë fenomen, ishte thirrja që të rinjtë mos të largohen si të mundin nga vendi, por të arsimohen ose të ndjekin kurset kualifikuese, në mënyrë që të jenë të përgatitur dhe të kenë dëshmi të profesioneve për një punësim të sigurt në vendet e BE-së.

Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, në Francë janë regjistruar 5800 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë, prej të cilëve 3300 ishin të rinj. Këto shifra janë më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2020.