Foto: A2

Foto: A2

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, paralajmëroi se do të ketë masa drastike pas hapit të parë të heqjes së qeseve plastike nga qarkullimi.

Gjatë një interviste për “A2CNN”, ministrja Kumbaro deklaroi se 87% e qytetarëve e mbështesin këtë nismë.

“Një kategori qesesh si ato të plehrave nuk do të ndalohen, material plastike si letrat celefoni, etj, nuk do të ndalohen. Ndalohen qeset që i quajmë të lehta apo shumë të lehta, të gjitha qeset që gjenden në markete. Ato që janë shumëpërdorimshme, çanta plastike të trasha do të vazhdojnë të jenë”, -theksoi ministrja.

Kumbaro paralajmëroi se këto janë masa të ndërmjetme. Ajo theksoi se masat do të vijojnë të rriten gradualisht derisa të ulet norma e përdorimit të materialeve plastike.