Që prej afro një jave numri i të infektuarve me variantet e Covid-19 në Shqipëri është ulur. Kurba e infektimeve ka shënuar çdo ditë rënie.

Nga 1615 të infektuar në 30 janar ajo ka zbritur në 966 më 5 shkurt.

Megjithatë autoritetet vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe vaksinime.

Me një popullsi prej afro 3 milionë banorë, Shqipëria ka vaksinuar me dy doza 1.156.751 qytetarë, ose 38.7% dhe me një dozë 1.250.672 qytetarë ose 41.9%.

Numri i viktimave nga pandemia i ka kaluar 3360 persona.