Foto: VCG

Foto: VCG

Të huajt kanë nisur ta konsiderojnë Shqipërinë si një destinacion pushimesh edhe gjatë sezonit të dimrit.

Disa turistë gjermanë, të cilët po pushojnë në kampingut në Karpen të Kavajës, buzë detit Adriatik, thonë se kanë zgjedhur Shqipërinë për të eksploruar bukuritë në dimër, pasi në verë janë të zënë me punë, përcjell “Top Channel”.

Ata u shprehën të befasuar nga peizazhi që ofron Shqipëria, pasi kishin vizituar disa vende të tjera, si Italia dhe Kroacia, dhe shprehën dëshirën për të ndenjur më shumë për të eksploruar bukuritë e natyrës shqiptare dhe për të shijuar gatimet e shijshme.

Vlerësime patën edhe për mikpritjen shqiptare dhe shprehën dëshirën për t’u rikthyer.