Foto: ATSH

Foto: ATSH

Në portin e Durrësit, më i madhi në Shqipëri, është drejt finalizimit sistemi online i menaxhimit operacional dhe financiar.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se kjo platformë online do të mundësojë përpunimin e mallrave dhe menaxhimin e kalatave nga mbërritja e anijes në radë e deri në largimin e saj; deklarimin e mbërritjes së anijes; rezervimi i kalatës dhe i vinçave përkatës; gjurmimi i volumeve të përpunuara në çdo turn; evidentim i të ardhurave të pritshme për Portin dhe Operatorët Portualë; mundësi ndërveprimi me agjencitë e zbatimit të ligjit në det, citon “ATSH”.

Sipas APD-së, të gjitha këto do të realizohen në kohë reale dhe duke i ofruar mundësinë çdo agjencie detare të ketë akses në të dhënat e saj.

Me anë të kësaj platforme unifikohen praktikat, eliminohen formularët e letrave, si dhe minimizohen gabimet njerëzore dhe abuzimet.