ndihmat per veriun, foto fb zyrtar Niko Peleshi

ndihmat per veriun, foto fb zyrtar Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi se mbi 500 pako me produkte ushqimore dhe detergjentë u shpërndanë nga Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile për zonat e thella të bashkive Pukë dhe Malësi e Madhe.

Përmes një postimi zyrtar, ministri Peleshi tha se AKMC dhe Forcat e Armatosura iu përgjigjën menjëherë kërkesës së këtyre bashkive dhe prefektes së Shkodrës.

Ndihmat do të shkojnë për familjet në nevojë, ato me probleme sociale, shëndetësore apo të moshuar që jetojnë vetëm dhe që kanë hasur vështirësi të theksuara nga moti i ashpër dhe temperaturat e ulëta.