[Foto:crmamfgoval]

[Foto: crmamfgoval]

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në Shqipëri ka propozuar një projektligj të ri, që synon t’i bëjë më tërheqëse fondet e pensioneve private, si nëpërmjet shtimit të lehtësive tatimore, ashtu edhe zgjerimit të spektrit të investimeve të lejuara.

Me një popullsi në tkurrje dhe në plakje, pensionet janë një nga sfidat më të mëdha sociale dhe ekonomike për Shqipërinë në afatin e gjatë.

Numri i pensionistëve në vend po shkon drejt 700 mijë, ndërsa numri i kontribuesve në skemën e detyrueshme është rreth 800 mijë.

Pensionet private janë një nga alternativat që mendohet se mund të lehtësojnë barrën e skemës publike, në një afat të gjatë, por që në Shqipëri ende mbeten në përmasa shumë të vogla.

Statistikat tregojnë se numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat është vetëm 33 mijë, ndërsa totali i aseteve neto të fondeve private të pensionit vetëm 35 milionë euro.

AMF propozon rritjen e përjashtimit nga taksat, si për kontributet e punëmarrësve, ashtu edhe për ato të punëdhënësve, ndërsa kërkon që pensionet mos të tatohen as në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi.