Manastirliu atsh

Manastirliu atsh

Nga qendra shëndetësore Laprakë, një nga 4 qendrat shëndetësore ku po ofrohet shërbim 24-orësh për urgjencat pediatrike, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u bëri thirrje prindërve të drejtohen në qendrat shëndetësore për urgjencat me fëmijët e tyre, në mënyrë që të ulet fluksi i vizitave në urgjencën pediatrike në QSUT.

“Në Spitalin Pediatrik, tashmë edhe me kushtet më të mira, kemi garantuar rritjen e kapaciteteve, por duke bërë një vlerësim nga mjekët dhe strukturat tona, vlerësojmë se, nëse prindërit sjellin fëmijët pranë qendrave shëndetësore, reduktohet në Urgjencën Pediatrike QSUT rreth 30% e fluksit që vijnë për gjendje që mund të zgjidhen fare mirë në qendrat shëndetësore”, -tha Manastirliu.

Në këtë situatë të epidemisë dhe qarkullimit të virozëve, ministrja Manastirliu e vuri theksin te rëndësia e mjekut të familjes, si dhe bëri thirrje për vijimin e vaksinimit anti-Covid me të tria dozat.