Kryeministri kinez Li Keqiang i dërgoi telegram urimi homologut të sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, për fitoren në zgjedhje.

Në mesazhin e urimit, kreu i qeverisë kineze u shpreh se marrëdhëniet Kinë-Maqedoni e Veriut po ruajnë një prirje të mirë zhvillimi, me një besim të konsoliduar politik dhe përparim aktiv të bashkëpunimit në fushat e ndryshme. "Jam i gatshëm që, së bashku me z. Dimitar Kovaçevski, të thellojmë pandërprerë marrëdhëniet miqësore ndërmjet të dy vendeve dhe të nxisim arritjen e rezultateve të reja të bashkëpunimit Kinë-Europë Qendrore e Lindore", tha kryeministri kinez në mesazh.