covid Shqiperi, cnaal

covid Shqiperi, cnaal

17.584 qytetarë janë raportuar pozitiv me Covid-19 në javën e fundit, një rekord absolut infektimesh i barabartë me totalin e infektimeve në 8 muajt e parë të pandemisë mars-tetor 2020, njoftojnë mediat shqiptare.

Në vend po kryhen 2 deri në 3 herë më shumë testime ditore krahasuar me muajt më kritikë të pandemisë dhjetor 2020 shkurt 2021.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në periudhën njëjavore 14-21 janar janë kryer 57.677 teste me një mesatare 8200 teste në ditë dhe shkallë poziviteti 30%.

Incidenca dyjavore kap shifrën e 982 infektime për 100 mijë banorë nga 143 që ishte në fund të dhjetorit.

Krahas thirrjes për kujdes autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për rritje të vaksinimeve.