Evis Kushi, foto fb zyrtare ministrja e arsimit

Evis Kushi, foto fb zyrtare ministrja e arsimit

Ministria e Arsimit njoftoi se ka marrë një vendim të rëndësishëm që lidhet me procesin mësimor në fillim të javës së ardhshme.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në ditët në vijim priten temperatura tepër të ulëta, të jashtëzakonshme për një vend si Shqipëri. Dhe për këtë arsye, ministrja Evis Kushi, përmes një deklarate zyrtare njoftoi mbylljen e shkollave nga e hëna deri të mërkurën.

“Prioriteti ynë absolut në çdo kohë është shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve tanë, ndaj kemi vendosur që shkollat të mbyllen javën e ardhshme, nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore”, -shkroi ministrja Kushi.

Sipas saj, nëse parashikimet nuk do të dalin të sakta dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme, do të rishikohet vendimi. (Irma)