Leonardo da Vinçi, Salvador Dali, Pablo Picaso e të tjerë piktorë të famshëm botërorë janë rijetësuar për herë të parë në një ekspozitë pirografike në Pogradec. Autori I kësaj ekspozite është Andi Mitllari, 22 vjeç nga ky qytet. Ai ka vendosur t’i sjellë këta piktorë në vëmendje, në formën përfundimtare të kafkës.

Ekspozita quhet ‘Klinika Dora’ dhe përbëhet nga 15 piktorë të cilët kanë ndërruar jetë. Artisti i ri ka bërë transformim e tyre në skelete, që është dhe forma përfundimtare e njeriut e pamja finale që ne marrim nga ekspozita.

Frymëzimi për këtë ekspozitë erdhi nga Salvador Dali, ndërkohë ekspozita është pritur mjaft me kërshëri nga pogradecarët, edhe pse në një format ndryshe nga herët e tjera që ata janë mësuar të shohin. Ekspozita e parë e këtij formati në Pogradec qëndroi e hapur për 3 ditë në Galerinë e Arteve. Synimi i artistit të ri është që projekti të udhëtojë nëpër Shqipëri.