atsh

atsh

Shkëmbimet tregtare për vitin 2021 me vendet e BE-së zënë 60% të të gjithë tregtisë së Shqipërisë. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, në 2021-shin, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72.2% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54.4% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë Italia me 29.9%, Turqia me 7.8%, Greqia me 7.3% dhe Gjermania me 6.4%.

Gjatë vitit 2021, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia (26.1%), Kosova (43.6%) dhe Spanja (42%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Ukraina (14.7%) dhe Rusia (49.3%).

Vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia (27.9%) dhe Turqia (48.6%). (Elona)