Foto: ATSH

Foto: ATSH

Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës priti rreth 54 mijë vizitorë vendas e të huaj gjatë vitit 2021, ose dyfishin e numrit të vizitorëve të së njëjtës periudhë të 2020-s.

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimet, Milva Ekonomi, publikoi shifrat sipas të cilave, Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës, gjatë 2020-s u vizitua nga 25.157 vizitorë, ndërsa në 2021-shin numri i tyre u dyfishua në 54.951 vizitorë.

Kruja ka një turizëm gjithëvjetor, pasi është e favorizuar nga vlerat që mbart, por edhe nga vendndodhja.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u përurua më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.

Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës. 90% e objekteve të këtij muzeu janë origjinale. (Elona)