Foto: ATSH

Foto: ATSH

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vizitoi të hënën për disa orë Shqipërinë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

Ai mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave të ndërtuara nga qeveria turke për personat që mbetën pa strehë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, në qytetin e Laçit.

Qeveria turke ka ndërtuar 524 apartamente në këtë qytet. Në shenjë mirëjohjeje ndaj presidentit turk, në Laç u organizua një ceremoni emërtimi i sheshit të qytetit me emrin e tij "Recep Tayyip Erdogan".

Gjatë ceremonive, Rama dhe Erdogan shkëmbyen deklarata mirënjohjeje dhe të miqësisë mes dy vendve.

Erdogan zhvilloi më pas një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa ishte i pranishëm në nënshkrimin e shtatë marrëveshjeve, memorandume mirëkuptimi dhe protokolle bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Mbylljen e vizitës njëditore në Shqipëri, presidenti turk Erdogan e pati në parlamentin shqiptar, të cilit ju drejtua me një fjalë përshëndetëse. (Fatosi)