Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë mbrëmjen e të dielës në Shqipëri. Sipas të dhënave nga IGJEUM, epiqendra e tij ishte në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, rreth 40 km në verilindje të Bilishtit, në Shqipëri.

Tërmeti u regjistrua me magnitudë 5.6 sipas shkallës Rihter.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndërsa ka njoftuar për këtë ngjarje, tha se ende nuk raportohen dëme serioze.

“Të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e më pas reaguar në çdo situate”, -u shpreh Peleshi.

Deri në orët e para të mëngjesit të së hënës ka patur 42 pas goditje, por me intensitet të ulët. (Fatosi)