Foto: ministria

Foto: ministria

Mbi 1 milion konsulta online janë kryer nga mjekët e familjes në janar-dhjetor të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, që nga janari deri tani janë kryer 1.333.643 konsulta, një pjesë e mirë e të cilave për Covid-19.

“Specialistët dëshmojnë se rastet e rënda me Covid 19 që trajtohen në spitale janë të pavaksinuar. Prandaj mos hezito, telefono mjekun e familjes, paraqitu në qendrën më të afërt shëndetësore ose pikë vaksinimi. Mos e neglizhoni dozën e tretë përforcuese”, bën të ditur FSDKSH.

FSDKSH bëri të ditur se mbi 100 mijë konsulta online janë kryer nga mjekët e familjes vetëm gjatë muajit nëntor. Që prej vitit të kaluar, me fillimin e pandemisë Covid 19, çdo pacient mund të komunikojë online me mjekun e familjes. (Elona)