Foto: VCG

Foto: VCG

Në Shqipëri, sektori i tregtimit të pajisjeve hidrosanitare dhe pllakave këtë vit po përjeton periudhën e artë të shitjeve, shkruan “Monitor”.

Sipas revistës, kjo për shkak të rritjes së ndërtimeve të reja veçanërisht në Tiranë dhe zhvillimit të programit të rindërtimit pas tërmetit katastrofik të 2019-s.

Për periudhën janar-tetor 2021, importi i pllakave ka shënuar nivelin më të lartë që nga 2015-a. Sipas të dhënave të doganave, për janar-tetor 2021 janë importuar 5,8 mld lekë pllaka. Në krahasim me 2020-n, importet e 10-mujorit janë rritur 32%.

Ecuria e importit është shfaqur pozitive edhe për pajisjet hidrosanitare. Nga 2015 deri në 2021, trendi i tyre vijon të jetë rritës. Në periudhën janar-tetor 2021, importi i pajisjeve hidrosanitare është 26% më i lartë se e njëjta periudhë me 2020-n. (Fatosi)