Deri më 13 dhjetor do të jetë në fuqi vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura.

Urdhri i shtyrjes së këtij vendimi është firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Masat në fjalë janë propozuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, sidomos dhe me praninë në botë të variantit të ri të Covid, Omicron.

Autoritetet shëndetësore shqiptare vijojnë të bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen dhe që të respektojnë masat e vendosura. (Irma)