Zëvendëskryeministri shqiptar, njëherësh ministër i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi se në mbledhjen e qeverisë u miratua vendimi që fondi në dispozicion të programit të Rindërtimit shkon në 35 miliardë lekë nga 28 miliardë lekë që ishte parashikuar në fillim të vitit.

“Llogarisë së Rindërtimit i shtohen 7 miliardë lekë, për të përshpejtuar të gjitha proceset e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019”, -tha ministri Ahmetaj.

Ai theksoi se fonde shtesë kanë përfituar të 11 bashkitë e përfshira në programin e Rindërtimit.

Sipas ministrit Ahmetaj, këtë fundvit do të jenë një numër i madh familjesh që do të hynë në shtëpitë e tyre të rindërtuara pas gati 2 vitesh. (Irma)