Foto: ATSH

Foto: ATSH

Në kuadër të Javës së Integritetit, organizuar nga Ministria e Drejtësisë, u zhvillua të hënën forumi i diskutimit me disa organizata rinore.

Ministri shqiptar i Drejtësisë, Ulsi Manja, kërkoi që angazhimi i ndërmarrë nga qeveria dhe Ministria e Drejtësisë nëpërmjet Drejtorisë Antikorrupsion, në luftën kapilare kundër zyrtarëve që keqpërdorin besimin e qytetarëve, të përfshijë edhe të rinjtë.

“Nëse ju mundeni, nëse ju doni, nëse ju e ndjeni, mund të bëheni ambasadorë, përçues, dishepuj të luftës kundër urrejtjes, lakmisë, arrogancës, pandershmërisë, krenarisë idiote apo përfitimit e karrierës së pamerituar, mes bashkëmoshatarëve tuaj apo atyre më të vegjël. Kjo, mendoj unë, është një punë dhjetëra herë, qindra herë më e mirë, se sa mijëra fjalë e fjalime, se sa qindra strategji. Kjo është të nisësh të formosh integritetin tënd dhe besoj që kjo është arma më e fortë në dorën e antikorrupsionit”, -tha Manja duke diskutuar me të rinjtë më pas mbi problematikat që i shqetësojnë ata.

Java e Integritetit me një takim me përfaqësues të biznesit. (Elona)