Qarkullimi i shtuar i variant të ri “Omicron” në vende të ndryshme, por edhe afrimi i festave, kanë rritur te shqiptarët interesin për vaksinim.

Persona të grupmoshës 18-35 vjeç kanë nisur të kërkojnë pranë qendrave shëndetësore dozën e tretë të vaksinës anti-Covid, bën të ditur “RTSH”.

Mjekët nga ana a tyre tërheqin vemendjen se në grumbullimet familjare për festat e fundvitit, vaksina është mbrojtja më e mirë.

Deri më tani në Shqipëri janë kryer mbi 1 milion e 75 mije doza të para, mbi 970 mijë doza të dyta dhe mbi 71 mijë doza të treta vaksinash. Më së shumti janë vaksinat, “Pfizer”, “AstraZeneca”, “Sinovac” dhe “Sputnic”. (Fatosi)