Në zonat malore të Shqipërisë të hënën kanë nisur reshjet intensive të dëborës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi me këtë rast se qarkullimi i mjeteve po bëhet pa probleme.

Mjetet borëpastruese po bëjnë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Rreshjet e borës që kanë nisur pritet të vështirësojnë qarkullimin e automjeteve në zonat malore.

ARRSH-ja u ka bërë thirrje me këtë rast shoferëve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë. (Fatosi)