Shqipëria festoi të hënën 29 nëntorin, Ditën e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë.

Krerët e shtetit bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, për të nderuar 77-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kanë vendosur lule te monumenti “Nënë Shqipëri”, duke nderuar të rënët në luftë.

Ndërsa opozita shqiptare i kreu homazhet me 28 nëntor, në të njëjtën ditë me Pavarësinë. (Fatosi)