Përkujtohet në 155-vjetorin e lindjes poeti rilindas Ndre Mjeda

Përkujtohet në 155-vjetorin e lindjes poeti rilindas Ndre Mjeda

Më 20 nëntor 1866 në Shkodër u lind kleriku, teologu, poeti, gjuhëtari, veprimtari e patrioti i Rilindjes dhe deputeti shqiptar Dom Ndre Mjeda. Mësimet e para i ndoqi në vendlindje dhe më pas vazhdoi studimet e mesme dhe të larta teologjike në disa vende të Evropës.

Kur u kthye në atdhe, Mjeda u emërua famullitar në disa fshatra dhe u lidh me lëvizjen patriotike. Ishte viti 1901 kur bashkë me të vëllain, themeloi shoqërinë “Agimi”, e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti.

Në vitin 1908, në Kongresin e Manastirit, u zgjodh anëtar i komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes. Ndërroi jetë në vitin 1937 në moshën 71-vjeçare.

Nga fondi i tij personal, i cili ruhet në AQSH, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi poezinë e tij “Vaji i Bylbylit”.