Virxhi Muci, fitues i Panairit te Librit - Foto nga Mapo.al

Virxhi Muci, fitues i Panairit te Librit - Foto nga Mapo.al

Ka përfunduar Panairi i Librit në Tiranë duke ndarë edhe çmimet e këtij viti. Çmimin si autori më i mirë shqiptar i vitit 2021 e fitoi shkrimtari Virgjil Muçi për vëllimin me tregime “Fajin ma ka gjuha”. Ndërkohë për çmimin e përkthimit më të mirë për këtë vit triumfatore u shpall Flavia Kaba, me përkthimin e vëllimit me tregime “Qyteti i avullit” nga Carlos Ruiz Zafon, autor i rëndësishëm i letërsisë spanjolle që u nda nga jeta vetëm 2 vite më parë. “Çmimet Kombëtare të Letërsisë”, të krijuara prej vitesh nga Ministria e Kulturës, si edhe të kthyera tashmë në një traditë, janë aktiviteti më i rëndësishëm në gjykimin e vlerave letrare të një viti.