Panairi i 24-t i Librit në Tiranë tërhoqi këtë edicion lexues të shumtë. Pas një mungese njëvjeçare për shkak të pandemisë, Panairi i 24-t i Librit u çel në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, me pjesëmarrjen e 95 shtëpive botuese.

I organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë ky panair erdhi pas një periudhe shumë të vështirë si për lexuesit, ashtu edhe për botuesit.

Vepra më e mirë studimore ishte ajo e Uran Butkës mbi jetën e Mid’hat Frashërit, ndërsa autori më i mirë u shpall Virgjil Muçi me librin “Fajin ma ka gjuha”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u nderua nga ambasada franceze me një çmim që jepet prej tyre për përkthimin më të mirë në gjuhën frënge.

Ndërkohë për çmimin e përkthimit më të mirë për këtë vit fituese u shpall Flavia Kaba, me përkthimin e vëllimit me tregime “Qyteti i avullit” nga autori spanjoll Carlos Ruiz Zafon.

Panairi i 24-t i Librit këtë vit u organizua me mbështetjen e bashkisë së Tiranës dhe të Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit. (Fatosi)