Foto:sistinaoftalmologjia

Foto:sistinaoftalmologjia

Qeveria shqiptare ka vendosur të financojë për herë të parë paketën për kujdesin e syve për fëmijët 4-14 vjeç.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Sipas saj, nga financimi i kësaj pakete përfitojnë 300 mijë fëmijë.

Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022 parashikohet të jetë mbi 91 miliardë lekë, i cili përbën 4.89% të PPB-së bruto ose 6.9 për qind krahasuar me buxhetin fillestar 2021. (Fatosi)