Punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës kanë nisur me largimin e shinave të vjetra.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili publikoi pamje nga nisja e punës në këtë vepër të rëndësishme dhe të shumëpritur prej vitesh.

Projekti për ndërtimin e hekurudhës do të zbatohet nga kompania italiane “INC spa”, e cila u shpall fituese një vit më parë, me një ofertë 69.7 milionë euro.

Sipas këtij projekti, aksi Tiranë-Rinas do të përshkohet për 12 minuta, ndërsa Tiranë-Durrës për 22 minuta, me një shpejtësi prej 160 km/orë.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Agjendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Evropën. (Elona)