Harmonizimi dhe bashkëpunimi i vendeve të rajonit në fushën e energjisë, prezantimi i strategjisë dhe investimeve për zhvillimin e energjisë së pastër si dhe shkëmbimi e eksperiencave për të krijuar një energji të qëndrueshme janë në fokus të punimeve të samitit “Balkan Power 2021” që nisi të martën në Beograd, Serbi.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore të Shqipërisë, Adrian Bylyku, shpjegoi planet dhe strategjitë e zhvillimit të burimeve të rinovueshme të energjisë në Shqipëri, parë në fokusin e sigurisë së furnizimit dhe në mbështetje të ndryshimeve klimaterike.

Samiti “Balkan Power 2021”, që do të vijojë punimet për dy ditë me radhë, është një platformë profesionale për dialog, shkëmbim eksperience, gjetjen e zgjidhjeve dhe konsolidimin e përpjekjeve të qeverive për implementimin e një numër të konsiderueshëm projektesh, të cilët do të modernizojnë rajonin.

Në këtë samit marrin pjesë institucione shtetërore nga vende të ndryshme, përfaqësues të bankave si dhe kompani që operojnë në fushën e energjisë. (Elona)