Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, la të kuptohet se pritet të vendoset “green pass” i Covid për të marrë shërbime të ndryshme.

“Qytetarët shqiptarë duhet të kenë një certifikatë vaksinimi, ose në të kundërt ata nuk mund të futen në bare-restorante apo dhe në shërbime të tjera. Kemi vendosur pika vaksinimi në çdo qendër shëndetësore dhe në universitete. Do të vendoset “Greenpass” për të hyrë në lokale dhe në strukturat e shërbimit”, tha ajo, përcjell “Top Channel”.

Ministrja Manastirliu mori si shembull vendet e Evropës, duke deklaruar se atje qytetarët e kanë të pamundur të frekuentojnë restorantet, baret, kinematë apo universitetet pa pasur një certifikatë vaksinimi. (Irma)