Të hënën në Shqipëri nisi aplikimi i dozës së tretë anti-Covid, e cila do të aplikohet për të gjithë personat mbi 60 vjeç. Kjo pasi Komitetit Teknik i Ekspertëve rekomandoi që të gjithë qytetarët mbi këtë moshë të marrin një dozë përforcuese të vaksinave kundër koronavisurit.

Vaksinën anti-Covid mund ta marrin edhe të rinjtë mbi 16 vjeç. Ndërsa fëmijët mbi 12 vjeç do t’i nënshtrohen vaksinimit me autorizimin e prindërve dhe vetëm nëse kanë probleme shëndetësore.

Në Shqipëri deri tani është vaksinuar 35% e popullsisë dhe 31 për qind e saj ka marrë të dyja dozat.

Aktualisht në Shqipëri po përdoren vaksinat “Pfizer/Biontech”, “AstraZeneca” dhe “Coronavac”. Deri tani në vend kanë mbërritur mbi 2 milionë e 500 mijë vaksina anti-Covid dhe janë kryer rreth 1.9 milionë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Vaksinimi është i hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç. (Fatosi)