Foto:ATSH

Foto:ATSH

Në vitin 2021, 13.3% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, përcjellë nga “ATSH”, peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 32.2%, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 29% dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 26.1%.

Në raportin mbi përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ndërmarrje për vitin 2021, thuhet se faqët e internetit janë përdorur nga 45% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet nga 44.6 % që ishte në vitin 2020.

Në vitin 2021, 92.8% të ndërmarrjeve, faqja e internetit është përdorur për të shfaqur katalogët e produkteve ose çmimet e tyre, 38.3% e kanë përdorur për marrjen e porosive, rezervimeve apo prenotimeve online dhe 42.2% e ndërmarrjeve e kanë përdorur për referencë në profilet e medias së tyre sociale. (Irma)