Porti i Durrësit,ATSH

Porti i Durrësit,ATSH

Veprimtaria ekonomiko-tregtare e portit të Durrësit në 9 periudhën janar-shtator 2021 ka njohur rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të dy viteve paraardhëse, janar-shtator 2019-2020.

Referuar raportit zyrtar të Autoritetit Portual Durrës, cituar nga “ATSH”, aktiviteti përpunues në terminalet portuale është rritur jo vetëm krahasuar me vitin 2020, kur ishin prezente masat kufizuese anti-Covid, por edhe me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Sipas të dhënave, ka rritje të volumeve të mallrave të përpunuara në total në 9 muaj të vitit 2021 me 18.67% ne krahasim me 2020-n, nga të cilat 9.4% i përkasin rritjes së përpunimit të kontejnerëve dhe 7.55% në krahasim me 2019, duke kapur vlerën e 3.355.975 tonë mallra të përpunuara në periudhën janar-shtator 2021.

Ndërkohë, ky 9 mujor ka shënuar një rritje të të ardhurave me 24,67% ose 422,335,706 lekë më shumë se në 9 muajt e parë të vitit 2020, dhe 47,7% ne krahasim me vitin 2019.

Divizioni i Financës së Portit të Durrësit bën më dije se fitimi operativ është rritur përgjatë këtyre 9 muajve me rreth 66.966.570 lekë, 16.6% më shumë krahasuar me vitin paraardhës.

Ndërkohë, rritja e fitimit neto ka arritur vlerën 61.175.802 lekë ose 18.71% më shumë se në 2020 dhe 20.85% më shumë se në 2019.

Një faktor tjetër në rritjen e përgjithshme të të ardhurave ka qenë edhe mirëmenaxhimi i të ardhurave me shpenzimet në lekë dhe valutë. (Irma)