Foto: ATSH

Foto: ATSH

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të hartojnë dhe zbatojnë projekte të përbashkëta, të cilat do të sjellin përmirësimin e transportit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Balluku e ka hedhur këtë ide në Konferencën e Nivelit të Lartë në Transport, e cili u zhvillua në Malin e Zi.

"Kemi folur konkretisht për sigurinë rrugore, për kufijtë të cilët duhet të përpunohen në mënyrë të përbashkët pasi nuk mjafton vetëm infrastruktura të jetë më e mirë, por duhet patjetër që dhe radhët nëpër kufij mos të ekzistojnë më. Pra, kalimi i qytetarëve apo i mallrave të jetë i pandërprerë në të gjithë Ballkani Perëndimor", -tha Balluku.

Sipas saj, mbështetja nga BE-ja do të jetë kryesore në zgjidhjen e çdo problematike dhe të investimeve të së ardhmes. (Fatosi)